Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i Financave, Mustafa Grainca, në raportin e punës së tij, që ka 20 faqe, i ka bashkangjitur edhe 18 fotografi si dëshmi të punës së tij.

Ai kishte bashkangjitur nga një fotografi nga secili takim i raportuar. Në mungesë të fotove nga takimet, në një rast ka bashkangjitur një llogo të një organizatës së bizneseve me të cilin ishte takuar. Në raport, ai ka bashkëngjitur në formë të fotos edhe dy vendime të qeverisë.

Pos kësaj ka shkrur edhe nga një konstatim pas secilit takim, e si punë ka listuar edhe një ligjëratë në një kolegj privat.

Në hyrje të raportit 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Grainca ka bashkangjitur vendimin e emërimit të tij si zëvendësministër, të cilin e nënshkruar vet Kryeministri Haradinaj.

Ai i sqaron Kryeministrit se Ministria e Financave është njëra ndër dikasteret më të rëndësishme të Qeverisë.

Zëvendësi i Bedri Hamzës, veç listimit të takimeve të punës, ka raportuar te Kryeministri edhe një ligjëratë që e ka mbajtur para studentëve të Kolegjin Universum.

Madje Grainca pas raportimit për secilin takim ka edhe nga një konstatim në fund.

Kur flet për ligjëratën para studentëve të kolegjit Universum, ai ka konstatuar se:

“Studentët ishin kureshtar të kuptojnë lidhur me temën e trajtuar, u zhvillua edhe një debat nga i cili u vërtetua se ata vlerësojnë të arriturat e institucioneve tona, por se kërkojnë që edhe më tepër të ketë avansim të politikave të përgjithshme ekonomike, në mënyrë që të arrijnë stadin e dëshiruar të zhvillimit ekonomik…”, konstaton zëvendësministri.

Zëvendësministri i ka raportuar kryeministrit edhe për punët që i ka kryer në Komunën e Ferizajit, ku është këshilltar dhe koordinator i zhvillimit ekonomik.

“Takim me stafin politik të kryetarit të Komunës së Ferizajt; Koordinimi i aktiviteteve të Këshillit ndërdrejtorial për zhvillim ekonomik”, ka shkruar ai në raportin e punës dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka raportuar edhe takime tjera me zyrtarë brenda dhe jashtë ministrisë.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Mustafa Grainca.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Besik Beka.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

29 Korrik 2018 - 19:41

Erjonë Popova 29/07/2018 - 19:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend