Komuna e Gjilaanit | Foto: Atdhe MUlla
900 Mijë Euro për Rrugët e Fshatrave të Gjilanit
16.12.2017 - 18:15
900 mijë euro janë paraparë për asfaltimin e rrugëve të disa fshatrave të Gjilanit nga komuna.
Lajmin për këtë projekt e bëri të ditur në Facebook, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Ai tregoi se ka nënshkruar kontratën për asfaltimin e rrugëve të fshatrave, Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë.
“Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në Lagjen e ‘Makiqëve’ në Bresalc”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai këtë investim e ka konsideruar urimin më të mirë të Vitit të Ri për banorët që do t’u asfaltohen rrugët.