Foto: info-plus.tv

Foto: info-plus.tv

Vërshimet e së enjtes në Viti, uji mbuloi rrugët e dy fshatrave - FOTO

Reshje të dendura të shiut kapluan Vitinë gjatë natës që shkoi.

KALLXO.com pranoi raportime se disa pjesë të kësaj komune patën probleme edhe me qarkullimin si pasojë e shiut.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në këtë Komunë, Basri Aliu thotë se shiu kaploi rrugët e Radivojcit dhe rrugën Viti-Ramnishtë.

“Realisht vërshime nuk ka pas me dëme. Ka pas në disa vende që ka dalë uji në rrugë sepse përndryshe nuk ka pas dëme. Ka ndodh në Radivojc dhe në rrugën Viti-Ramnishtë. Zjarrfikësit dhe Policia kanë ndal në vendin e ngjarjes por nuk ka pas nevojë diçka për me ndërhy”, deklaroi Aliu për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani thotë se dëme materiale e të lënduar nuk u raportuan.

“Për shkak të reshjeve në fshatin Radivojc dhe Ramnishtë ka dalë uji në rrugë por rruga ka qenë e qarkullueshme me pak vështirësi. Policia dhe zjarrfikësit janë kujdes në ato pjesë të rrugëve dhe qarkullimi ka vazhdu me vështirësi. Dëme materiale dhe lëndime deri në këtë moment nuk kemi të raportuar nga askush”, deklaroi Osmani.

Foto: info-plus.tv
Foto: info-plus.tv
Foto: info-plus.tv
Foto: info-plus.tv
Foto: info-plus.tv
Foto: info-plus.tv