Sa kosovarë kanë veturë Audi Q7?

Seria ‘Audi Q7’ e markës gjermane të veturave ‘Audi’ hyn në listën e veturave më luksoze dhe njëherësh konkurrues me vetura tjera luksoze.

“Audi Q7” konsiderohet si mjet mjaft praktik, elegant dhe i rehatshëm.

KALLXO.com ka siguruar të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, që tregojnë se në Kosovë janë 559 vetura të llojit të këtij nga gjithsej 28.961 vetura të Audi-së qe janë në rrugët tona.

Kjo veturë ka filluar prodhimin që nga viti 2015 dhe që vazhdon ende.

Ajo e vitit 2007, kur dikur shitje me çmim deri ne 60.000 euro, në ditët e sotme në treg kap shifrën e 7.000 eurosh.

Çmimi i Audi Q7 e vitit 2018, fillon prej 97.000 deri në 106.000 euro.

Ky model është kombinim me një gamë të gjerë karakteristikash dhe një performancë sportive, argëtuese. Ndërsa këto cilësi e shtyjnë atë në një nivel të lartë në kategorinë luksoze dhe konkurrues. Motori i tij ka rreth 80 kuaj fuqi më të vogël se sa V6, por të dy fitojnë të njëjtat vlerësime të ekonomisë së karburantit.

Audi Q7 i këtij viti është i radhitur i katërti në listë si vetura më luksoze me madhësi te mesme.

Dhe sipas sondazheve ndërkombëtare nga 10 pike është vlerësuar me 8.7 pikë.

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe, në komunën e Rahovecit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore dhe është iniciuar rast – hetim i vdekjes.

“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes” – tha Elezaj.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.