Ilustrim

Arrestohet një person në Rahovec, publikoi foto me armë në Tik-Tok

Një person është arrestuar në Rahovec më 08.04.2024, pasi kishte publikuar disa foto me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok.

Policia e Kosovës bën të ditur se është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar nga Policia si “Armëmabjtje pa leje”.