ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Katër të arrestuar për katër raste të dhunës në familje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar për katër raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Graçanicë, për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 22.03.2024, rreth orës 18:45, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin më 25.03.2024.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se kishte kryer dhunë në familje ndaj viktimave kosovarë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër që ka ndodhur në Graçanicë, ku një person dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht, është arrestuar.

Rasti ka ndodhur më 25.03.2024, rreth orës 15:30.

Policia njofton se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i tretë është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur më 25.03.2024, rreth orës 16:30.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një grua tjetër është sulmuar nga një burrë në Prishtinë, më 25.03.2024, rreth orës 06:30, pas një mosmarrëveshje.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.