Foto: Ilustrim

Ndihen të Pafajshëm të Akuzuarit për Shmangie nga Tatimi

Të akuzuar për krim të organizuar dhe shmangie nga tatimi, Blerim Sinani, Skender Sinanaj, Fatmir Sinani, Isa Derguti, Samir Sinanaj, Sabit Sogojeva, Enver Hasani, Mentor Emini dhe Ramadan Sogojeva pas leximit të aktakuzës thanë se ndihen të pafajshëm.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke vepruar në grup të organizuar dhe të strukturuar mirë kanë lëshuar fatura fiktive (dokumente të rrejshme lidhur me tatimin), për të shmangur pagesën e tatimit dhe tarifave të tjera, duke i shkaktuar dëme në vlera të mëdha buxhetit të Kosovës.

Aktakuza thekson se vlera e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës nga veprimtaria kriminale e të akuzuarve është mbi 4 milionë euro.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurori special, Faik Halili, veprat e pretenduara kriminale janë kryer mes viteve 2010 e 2014.

Veprat për të cilat ngarkohen ata i kanë kryer në cilësinë e personave përgjegjës por edhe pronarëve të bizneseve.

Seanca e radhës do të mbahet me 24 qershor.