Zhvillimet e fundit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës

SHBA dhe NATO i janë përgjigjur kërkesave të sigurisë së Rusisë, pas konsultimit me partnerët e tyre, përfshirë Ukrainën.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se dokumenti i SHBA citon shqetësimet për “veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë”, por gjithashtu përfshin fusha të mundshme të terrenit të përbashkët, si kontrolli i armëve dhe rritja e transparencës.

“Pavarësisht nëse ata zgjedhin rrugën e diplomacisë dhe dialogut, nëse vendosin ta rinovojnë agresionin kundër Ukrainës, ne jemi të përgatitur në çdo mënyrë”, u tha Blinken gazetarëve.

NATO dërgoi gjithashtu përgjigjen e saj në lidhje me sigurinë evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, “Ne përballemi me një moment kritik”, me më shumë se 100,000 trupa ruse përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe më shumë trupa të tjerë në Bjellorusi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmity Peskov tha të mërkurën se vendosja e sanksioneve kundër presidentit rus Vladimir Putin do të ishte “shkatërruese”.

Rusia tha të mërkurën se po lëvizte më shumë forca dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi përpara stërvitjeve të planifikuara për t’u zhvilluar atje muajin e ardhshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy apeloi për qetësi në një fjalim televiziv të martën, duke u u kërkuar qytetarëve ukrainasë që ta mbroni “trurin tuaj nga gënjeshtrat, zemrën tuaj nga paniku”.

Zyrtarët amerikanë po punojnë për zbutjen e ndërprerjeve të mundshme të gazit natyror të furnizuar nga Rusia në Evropë.

Shtetet e Bashkuara thanë të martën se nëse Rusia pushton Ukrainën, ajo do të përballet me pasoja ekonomike, duke përfshirë “kontrollet e reja të eksportit” dhe sanksionet e mundshme ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia tha të martën se e ka marrë “me shqetësim të madh”  vendimin e SHBA për të vënë në gatishmëri 8,500 trupa për dislokim të mundshëm në Evropën Lindore.

Perëndimi po kërkon që Rusia ti tërheqë trupat dhe armët e saj nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Moska po bën presion që NATO ti kufizojë operacionet e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore. Rusia gjithashtu këmbëngul se aleanca mbrojtëse perëndimore duhet ta refuzojë ofertën e anëtarësimit të Ukrainës, një lëvizje që Shtetet e Bashkuara e quajnë “nonstarter”.

* Sipas vlerësimeve të SHBA-së dhe Ukrainës, Rusia ka grumbulluar rreth 127,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, përfshirë trupa edhe në Bjellorusi dhe në Krimenë e pushtuar./VOA