VIDEO - Intervistë me Vlora Çitakun – Sekretare e Përgjithshme e PDK-së
Sonte në Kallxo Përnime mund të ndiqni intervistën me sekretaren dhe deputeten e PDK-së, Vlora Çitakun.
Në këtë intervistë, Çitaku flet për pritjet e Administrata Trump për raportet Kosovë – Serbi?
A priste administrate Trump, përfundimin e çështjes së Kosovës me marrëveshjen e Uashingtonit?
Pse duhet të hiqet taksa prej 10% ndaj SHBA-së?
Si ndikon tek Kosova, lufta mes Izraelit dhe Iranit?
A ka ngecur Kosova në rrugën drejtë integrimit europian?
Cilat janë pritjet e PDK-së për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?
A ka tendencë për ‘gjah’ të deputetëve të PDK-së, nga Lëvizja Vetëvendosje?
Pse askush nuk po i del kundërkandidat Memli Krasniqit për kryetar të PDK-së?
Po ashtu në pjesën e dytë mund ta ndiqni reportazhin për planet e komunës së Leposaviqit për rrënimin e shtëpive në Leshak
Dëshmi nga qytetarët dhe prova nga procesi i trajtimit
Intervistë ekskluzive me avokatin e popullit që po heton rastin