Flamuri i Bashkimit Europian - Foto: REL
Gjermania sheh mundësi dialogu BE-Rusi, çelës konsiderohet E3-shi
Një zyrtar gjerman ka deklaruar të mërkurën (03.06.2026) se një dritare për dialog po hapet ngadalë ndërmjet Rusisë dhe Europës për Ukrainën, dhe është thelbësore të krijohet një format sa më efektiv të jetë e mundshme, duke u perceptuar njashtu nga europianët si legjitim., raporton Reuters.
Zyrtari ka shtuar se ka indikacione të forta se Grupi E3 – Gjermania, Franca dhe Britania – do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Përparimet nga forcat ruse janë ngadalësuar sivjet, dhe trupat ukrainase po rrisin presionin në fushëbetejë dhe përmes një fushate të intensifikuar sulmesh me rreze të gjatë brenda Rusisë, përfshirë ndaj Shën Petersburgut të mërkurën para forumit vjetor ekonomik të presidentit Vladimir Putin.
Shefi i kabinetit ë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se dakordësimi për marrëveshje për t’i dhënë fund luftës deri në dimër është rezultat “realist”.
Zyrtari gjerman ka theksuar se luftimet e fundit tregojnë se procesi i dialogut ka me gjasë do të zgjasë me muaj në vend të javëve, dhe se është çelësi që të sigurohet që bisedimet të kryhen në pajtim të plotë me Ukrainën. Koordinimi – në vend të konkurrencës – me Shtetet e Bashkuara, bisedimet e ndërmjetësuara të të cilave kanë ngecur ndërsa Uashingtoni po përqendrohet te Irani, duhet të mbetet njashtu parim udhëheqës, ka deklaruar zyrtari për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Qeveritë e Gjermanisë dhe ato europiane kanë hedhur poshtë sugjerimin e Putinit që ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, mund t’i përfaqësojë europianët në bisedimet e mundshme të ardhshme me Moskën.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com