Qeveria Hoti

VIDEO – Interpelanca e Hotit për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion

Me 61 deputetë të pranishëm në sallën plenare ka nisur seanca e Kuvendit sot pasdite.

Në këtë seancë do të mbahet interpelanca me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së 8 deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës e ka shuar Departamentin Special Anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës.

Departament Special Anti-Korrupsion ishte themeluar në shkurt të vitit 2010 në bashkëpunim me EULEX-in, në kohën e Qeverisë Thaçi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj të themeloj, një Departament Special Anti-korrupsion, me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë”, thuhej në pikën 1 të vendimit të 2010.

Në këtë Departament kanë qenë të përfshirë 8 prokurorë, 30 hetues policorë dhe 5 ekspertë që kanë pasur përgatitje dhe eksperiencë në fushën e tatimeve dhe dukurive të tjera negative.