Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë, burri gjendet në rrugë pa shenja jete

Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë – pa shenja jete në fshatin Kremenatë të Kamenicës të hënën rreth orës 19:00.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia po merret me rastin derisa, pritet vendimi i prokurorit për veprime tjera.