Sulmoi fizikisht një grua, Policia e arreston pas një viti të dyshuarin

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se para një viti e ka sulmuar një grua.

Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.