Sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon edhe sot me procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Nga java e kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të prokurorisë, ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Seancat në dëgjimin e dëshmitarëve po mbahen kryesisht të mbyllura për publikun.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur rreth dy vjet e gjysmë pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve. Ata po akuzohen për krime lufte.

KALLXO.com ka raportuar për të gjitha zhvillimet në këtë çështje ku mund t’i gjeni në këtë LINK.

Në seancë të mbyllur për publikun, dëshmitarja e parë dëshmoi edhe sot në gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së