Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë u takua me kryetarin e KPM-së

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, është takuar më 04.06.2026 me kryetarin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Besnik Berisha.

McGurk në rrjetin social ‘X’ shkroi se roli i medias së pavarur dhe rregullimit të saj është i rëndësishëm sidomos nëpër proceset zgjedhore të njëpasnjëshme që po zhvillohen në Kosovë.

“I kënaqur që takova Kryetarin e Komisionit të Pavarur të Medias (KPM) dhe ekipin e tij. Ndërsa Kosova kalon nëpër cikle zgjedhore të njëpasnjëshme, roli i medias së pavarur dhe rregullimit të besueshëm bëhet edhe më i rëndësishëm”- tha ai.

Shefi i Misionit të OSBE-së tha se do të vazhdojnë të mbështesin KPM-në.

“Një peizazh profesional mediatik, i bazuar në lirinë e shprehjes dhe integritetin gazetaresk, është thelbësor për besimin publik dhe llogaridhënien demokratike. OSBE do të vazhdojë të mbështesë KPM-në në këtë punë të rëndësishme”- shkroi McGurk.