Konferenca “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës. Foto: KALLXO.com.

Historianë e studiues mblidhen në Prishtinë për konferencën mbi heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës

Organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ka nisur të enjten, më 04.06.2026, konferenca shkencore dy ditore: “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës (1980-1999)”.

Konferenca po mbahet në Institutin Albanologjik në Prishtinë (IAP) dhe ka mbledhur historianë, studiues e veprimtarë për çështjen e Kosovës në dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të.

Gjatë kësaj konference, historianë e studiues, nga vendi dhe rajoni do të shpalosin çështje që lidhen me rolin dhe kontributin e heronjve dhe dëshmorëve në çlirimin e Kosovës.

Në hapje të konferencës mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kjo konferencë trajton një temë me rëndësi për mënyrën se si e ruajmë, studiojmë dhe përjetësojmë kujtesën për ata që sakrifikuan për lirinë dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

Ai tha se ngjarjet e viteve 198- 1999 përbëjnë një periudhë me rendësi për kombin tonë.

“Ishte një kohë e rezistencës së vazhdueshme, e organizimit politike e qytetar , e qëndresës sintelektuale, por edhe e sakrificës sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Kujtesa kolektive ruhet edhe me kërkim shkencor, me dokumentim, arsimim e kulturë”- tha Çeku.

Ndërsa, drejtoresha e Institutit “Ali Hadri”, Teuta Shala- Peli tha se kjo konferencë synon trajtimin në mënyrë shkencore të ngjarjeve dhe personaliteteve që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kjo konferencë dyditore mbledhë studiues nga e gjithë hapësira shqiptare për të trajtuar tema që lidhen me përjetësimin e heronjve dhe dëshmorëve të kombit dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave për liri”- tha ajo.

Prezantimin e kumtesave të konferencës, sipas programit e nisi Arbër Hadri, sekretar shkencor në Institutin  “Ali Hadri”, me kumtesën “Heronjtë e lirisë: Dimensioni historik i përjetësimit të dëshmorëve kombëtarë të UÇK-së për çlirimin e Kosovës”.

Ai tha se lufta e UÇK-së përbën sakrificën më sublime të kombit tonë për liri dhe pavarësisë.

“Përveç veprimtarisë së saj, UÇK-ja u shndërrua në simbol të mobilizimit të përgjithshëm politik, shoqëror dhe kombëtar duke bashkuar vullnetin për liri dhe vetëvendosje në një strukturë të armatosur”- tha Hadri, ndër të tjerash.

Konferenca po mbahet me rastin e 27 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës (1980-1999)” do t’i vazhdojë punime edhe nesër, më 05. 06. 2026 në IAP në Prishtinë.

Konferenca “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës. Foto: KALLXO.com.
Konferenca “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës. Foto: KALLXO.com.
Konferenca “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës. Foto: KALLXO.com.
Konferenca “Përjetësimi i heronjve dhe dëshmorëve kombëtar për çështjen e Kosovës. Foto: KALLXO.com.