Jeta në Komunë, Klinë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sonte Zenun Elezaj përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë gazetares Jeta Xharra është i ftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Të pranishëm në këtë debat janë edhe ish kandidati për kryetar Komune Sokol Bashota, si dhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci.

Në këtë debat do të tregohen arsyet se pse nuk dha dorëheqje Zenun Elezaj pasi u akuzua për konflikt interesi, pse po vazhdon ta mbajë në krye të tenderëve zyrtarin e dënuar për korrupsion dhe pse në Klinë po prishen investimet?

Përpos tyre në debat do të tregohet se cilat punë i kreu e për cilat punë nuk e mbajti fjalën kryetari Elezaj.

Temë diskutimi do të jetë edhe asfaltimi i rrugës në Malishevë nga kryetari i Klinës, dhe ndërtimi i kanalizimit në prona private.

Në fund të emisionit do të ndiqni storien e disa grave të cilat kanë arritur që përmes veprimtarisë së tyre të jenë të suksesshme dhe të mbajnë familjen me anë të prodhimit të produkteve tradicionale.

Këto dhe shumë të tjera sonte në 22:30 në debatin “Jeta në Komunë”.