
Shtyhet sërish regjistrimi i popullsisë
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyhet regjistrimi i popullsisë.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ishte paraparë të filloi më 1 shtator të këtij viti.
“Me miratimin e ligjit kemi nisur një proces të rëndësishëm, një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme, me mbështetjen e Unops do të merrnim hapat e parë për pajisje, na është dashur për këtë bashkëpunim të lidhur marrëveshje ndërkombëtare. Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor” – ka thënë kryeministri i vendi, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën.
Regjistrimi i popullsisë në bazë të vendimit të shtator të vitit të kaluar ishte paraparë të fillojë më 1 shtator deri më 16 tetor.
Kjo nuk është hera e parë që është shtyrë regjistrimi i popullsisë në Kosovë.
Shtyhet për pranverën e vitit të ardhshëm regjistrimi i popullsisë