Sipas raportit të ASK dhe UNFPA, Kosova do të ketë rënie të numrit të banorëve – Foto: Rtv21

Shtyhet për pranverën e vitit të ardhshëm regjistrimi i popullsisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i Agjensisë së Statisikave në Kosovë, Ilir Berisha tha se kjo Agjensi i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë sipas planit. Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011.

Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë ( Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut), pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin. RTV21