Shtërpcë, policia gjobit 32-vjeçarin për transport ilegal të drunjve

Policia e Kosovës, e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka konfiskuar automjetin një 32 vjeçari, nën dyshimin për transport ilegal të drunjve.

Rasti ka ndodhur më 06.04.2024 rreth orës 20:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.

“… Policia e stacionit në Shtërpcë ka ndaluar shoferin R.S (M/K) i moshës 32 vjeçar,  i cili me automjetin Mercedes furgon me targa vendore po trasportonte drunj ilegalisht” – njofton policia.

Më tej bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023, thekson policia.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve”- theksohet në njoftim

Foto: Policia e Kosovës