Trepça, Foto: KALLXO.com
Rreth 100 minatorë të Trepçës hyjnë në grevë, parashtrojnë tri kërkesa
24.10.2023 - 11:03
Rreth 100 minatorë në minierën e Stan Tërgut kanë hyrë sot në grevë në horizontin e 10-të.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi dhe drejtori në detyrë i minierës në Stan Tërg, Bujar Jashari.
Sipas Januzit, minatorët kanë tri kërkesa.
“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 – 10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve.
Ndërkohë, më 23 tetor 2023, Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti ndau 1.6 milion euro për Trepçën.