Trepça, Foto: KALLXO.com

Qeveria ndan mbi 1.6 milion euro për "Trepçën"

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në mënyrë elektronike, në të cilën është marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën 1,675,150 euro për ndërmarrjen publike “Trepça”.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë mbledhje po ashtu është marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ndërmarrja publike “Trepça” tash e disa muaj ka problem me pagesën në mënyrë të rregullt për punëtorët.

Po ashtu, KALLXO.com raportoi më 1 tetor 2023 se kushtet e punës në minierën e Stan Tërgut janë të vështira.

Minatorët kanë mungesë të pajisjeve elementare të punës, siç janë dorezat e çizmet ndërsa, në disa horizonte, makineritë kanë mbetur jashtë funksionit sepse nuk kanë pajisje rezervë.

Horizontet pa shpresë