Rrahje në Sheshin 'Nënë Tereza' - arrestohen pesë persona, tre pësojnë lëndime

Një rrahje mes disa personave ka ndodh në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodh sot rreth orës 12:30.

Pesë persona mbetën të arrestuar për këtë rast tregoi zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”- tha Borovci për Kallxo.com.

Borovci tregoi se Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.