Rrahja mes 7 personave në Aeroportin e Prishtinës, dy pësojnë lëndime

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me një rrahje mes disa personave në Aeroportin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se dy prej personave kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor” – ka thënë Ahmeti.

Zyrtarja policore shtoi se lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Në portalin “Dukagjini” është publikuar video ku shihen disa persona duke u rrahur në oborrin e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.