Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Qytetari nga Klina raporton se i janë vjedhur paratë dhe pistoleta nga vetura që e kishte lënë në parking

Një burrë në Klinë ka raportuar në Polici se është plaçkitur vetura e tij.

Sipas Policisë, qytetari raportoi se të mërkurën rreth orës 19:15 persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij – në parking,  dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro,  5 dollar  dhe  një pistoletë me 11 copë fishekë  për të cilën posedon leje.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Sipas policisë, rasti është në hetim.