QKUK: Për 5 muaj kemi realizuar rekord vizitash në Ambulancat e QKUK-së

Mbi 70 mijë vizita janë realizuar në ambulancat specialitetike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 5 muajve tw parw tw vitit 2022.

Përmes një njoftimin në Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë muajve janar – maj 2022 është shënuar rekord shifrash të vizitave në ambulancat specialistike të QKUK-së.

“Sipas raportit të punës, u kryen 70 mijë e 227 vizita. Më së shumti pati në muajin mars, në të cilin janë realizuar 17 mijë e 27 vizita ambulantore- specialistike. Kurse gjatë muajit janar kishte 11 mijë e 695 vizita në ambulancat specialistike, më së paku për këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së në Facebook.