Ilustrim

Qëlloi me armë zjarri qenin e një shtetasi të huaj - arrestohet kosovari në Prishtinë

Një shtetas i huaj më 26.02.2024 raportoi në Polici se në Prishtinë, qeni i tij u qëllua me armë zjarri.

I dyshuar në këtë rast është një burrë kosovar.

Një grua kosovare u intervistua në cilësinë e dëshmitares.

Policia konfiskoi armën, dy karikatorë, disa fishekë dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Personi i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.