Presidenti Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj i cili ishte pjesë edhe e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili u mbajt në Prishtinë.

Presidentja Osmani shprehi mirënjohjen për këtë pjesëmarrje dhe për mbështetjen e shtetit shqiptar.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në shtëpinë e tij presidentin Begaj. I falënderoj që udhëhoqën delegacionin e madh në forumin për Gratë. Kurrë nuk është e tepërt të shpreh mirënjohjen për Shqipërinë. Për ne është kauzë për më shumë të drejta të njeriut dhe e kemi pasur mbështetjen e Shqipërisë”- tha ajo.

Presidentja Osmani falënderoi Shqipërinë edhe për lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Derisa po flasim, deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë duke lobuar për Kosovën në Këshill të Evropës. Siç e dini synimi ynë është anëtarësimi i plotë në  organizata, duam të ndjekim shembullin e Shqipërisë që sot është anëtarë e NATO. Kosova për aq sa ka mundësi dhe prezencë do e përkrah Shqipërinë, çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë dhe çdo sukses i Shqipërisë është sukses u Kosovës”- tha ndër të tjera Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se dy shtetet duhet t’i qëndrojnë afër njëra tjetrës.

“Është kënaqësi të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar që duhet të mësojmë nga historia sepse përveç jetëve të humbura që duhet t’i nderojmë, duhet edhe gratë e dhunuara. Nuk duhet të jetojmë me të shkuarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Janë marrëdhënie siç duhet të jenë, të mira dhe vëllazërore e kemi detyrë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër”- tha ai.

Presidenti Begaj tha se pret që nesër për Kosovën të ketë një votim pozitiv në Këshillin e Evropës.

“Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime. Jam shpresë plotë që nesër do të ketë votim pozitiv për Kosovën, dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin të pranojmë këshillat e njëri tjetrit” – theksoi ai.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në sytë e krerëve të Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Osmani diskuton me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës