Dita e të pagjeturve, Osmani: Serbia akoma fle mbi varreza masive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën e të pagjeturve ka vizituar pllakën në qendër të Prishtinës në kujtim të gjithë personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ajo, përmes një postimi në Facebook tha se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë.

“Rreth 1600 te zhdukur me dhunë akoma na mungojnë. Shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi. Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë” – ka shkruar Osmani.

“Por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish!” – thuhet në reagimin e saj.