Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron një armë zjarri

Gjatë mbrëmjes së datës 31.03.2024, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës njofton se mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të  lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë – pistoletë me shtatë fishekë.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thekson Policia.

Sipas organeve të rendit, ndaj tije është iniciuar rast për  veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve.”