Polemika mes Frashër Demajt dhe Muzafer Shalës rreth dixhitalizimit të librave

Kandidati për deputet nga LDK, Frashër Demaj dhe ish-ministri i Inovacionit nga PDK, Muzafer Shala, janë përfshirë në polemika në debatin ‘Kallxo Pernime’ në lidhje me tekstet shkollore.

Gjithçka filloi kur Demaj tha se të gjitha librat në Kosovë janë të dixhitalizuara.

E për këtë Shala tha se nuk është e vërtetë.

“Nuk janë të dixhitalizume”, tha Shala.

Për këtë pati pastaj reagim nga ana e Demajt.

“Po flisni për diçka që nuk është e vërtetë, librat janë të dixhitalizume, shikoni informohuni të shtëpitë botuese”, tha Demaj.

Ndërsa, Shala i qëndroi prapa deklaratës së tij se nuk janë të dixhitalizuara tekstet shkollore.

“Ama një link që mundem me hi sot në internet edhe mundem me gjet një libër dixhitale me ble.. S’është e vërtetë”, tha më tej Shala.