Përmbaruesi nuk lejon komunën e Mitrovicës së Jugut t’i digjitalizojë pronat

Paratë e destinuara për blerjen e pajisjes, softuer për digjitalizimin e pronave në Komunën Mitrovicë e Jugut, ua mori përmbaruesi.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet platformës për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi”.

Në mesin e muajit shtator të vitit të kaluar, u hap tender për blerjen e serverit, softuer për digjitalizimin e pronave komunale në Mitrovicën e Jugut.

Kontrata ishte paraparë të jetë njëvjeçare, ku shuma prej 17, 500 euro do të paguhej në vitin 2021 ndërsa pjesa tjetër në vitin 2022.

Për këtë tender u përdor procedura e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Deri tek anulimi i këtij tenderi erdhi pasi parat e destinuara për këtë projekt, ua mori përmbaruesi.

“Anulohet procedura e Prokurimit me arsyetimin se gjatë procedurës së dhënies se Kontratës mjetet e alokuara për projektin në fjalë janë marr nga përmbaruesi privat me procedurë Gjyqësore ashtu që Legjislatura e Re Komunale edhe pas Aprovimit te Buxhetit për shkak te borxheve financiare nuk ka mundësi te vazhdoj me projektet në fjalë.”, thuhet në njoftim.