Çështja e librave, LDK kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci pas vendimit lidhur me blerjen e librave shkollorë, pasi MASHTI paralajmëroi se mjetet financiare do t’ua bartin prindërve.

Sipas LDK-së, Nagavci ka dështuar të menaxhojë arsimin në vend.

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, për shkak të keq menaxhimit, shkeljeve sistematike të ligjeve, kushtetutës. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar çdo nivel të menaxhoj me arsimin duke ja bartur përgjegjësinë prindërve”- tha Jehohna Lushaku – Sadriu anëtare e kryesisë së LDK-së.

Ajo shtoi se blerja e librave nga prindërit do të kushtojë rreth 20%më shtrenjtë se buxheti i planifikuar.

“Çmimi i librave do të dalë më shtrenjtë sepse në çmim do të përfshihet kosto e shitjes me pakicë, kosto e distribuimit me pakicë e të tjera. Në bazë të këtyre llogaritjeve çmimi i librave do të dalë 20% më shtrenjtë sepse buxheti i planifikuar nga to”- tha ajo.

Ajo tutje tha se sigurimi i teksteve shkollore dhe shpërndarja falas për nxënësit e niveleve të para dhe të dyta është paraparë me ligje në fuqi.

“Qeveria ka vendosur tua bart përgjegjësinë prindërve duke ndryshuar metodën e sigurimit me tekstet dhe duke krijuar konfuzitet, pa një vendim të detajua dhe të qartë dëshmon paaftësinë e kësaj Qeverie për të planifikuar saktë buxhetin” shtoi ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferojë drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova.

Nagavci tha se për këtë çështje pritet të vendoset brenda këtyre ditëve.

Ministrja e Arsimit tha se deri tek shqyrtimi i një opsioni të tillë kanë ardhur me qëllim rritjen e transparencës së parasë publike.

Zëvendësminsitri i MASHTI-it, Taulant Kelmendi e quajti të papërballueshme situatën për blerjen e librave shkollorë për nxënësit nga Ministria e Arsimit.

Ai tha se çmimet e ofruara nga shtëpitë botuese kanë qenë tejet të larta.

Lidhur me këtë ka reaguar Shtëpia botuese “Dukagjini” duke thënë se kanë ofertuar me çmim me të lirë se vitin e kaluar.

Reagon Shtëpia Botuese “Dukagjini”: Kemi ofertuar me çmim me të lirë se vitin e kaluar për librat