Pamje nga kompleksi ‘Adem Jashari’. Foto: KALLXO.com.

Dixhitalizohet Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” tani mund të vizitohet edhe në formë virtuale.

Kjo është bërë e mundur falë realizmit të projekti “Dixhitalizimi i Kompleksit Memorial Adem Jashari – Konzervimi Digjital VR 360”.

Implementime i këtij projekti është bërë nga Alban Kasumi, ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të gjitha pamjet rreth kompleksit janë të paraqitura në formatin interaktiv/virtual ‘Tour360’ dhe shfaqen shumica e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të kompleksit.

Ky projekt, sipas MKRS-së është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me familjen Jashari dhe stafin e angazhuar në Muzeun e Kompleksit Memorial.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” gjendet në Prekaz – Skenderaj dhe është ndërtua për nder të Dëshmorëve të Betejës së Jasharajve më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

KËTU mund të klikon për të vizituar muzeun dixhital të kompleksi.