
Peticioni për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së i dorëzohet Kuvendit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit të Kosovës, Fadil Hoxha ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin me 361 nënshkrime, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Hoxha ka thënë se peticioni është dorëzuar edhe tek grupet parlamentare dhe komisionet përkatëse.
Peticioni është organizuar nga Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës.
“… përmes këtij PETICIONI të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini”- thuhet në njoftimin e sindikatave.
Dorëheqja e Boletinit po kërkohet pas deklaratës së tij se ai merr informacione se në mediumin publik “punëtorët vijnë me pizhame e miniqa” dhe pas publikimit të hulumtimit të KALLXO.com për diskriminimin e tri grave në konkurset për pozita të larta menaxheriale.
Sindikata e Pavarur e RTK-së e ka konsideruar fyerje një deklaratë të tillë të Boletinit.
“Të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre”- thuhet në peticion.
Hulumtimi “Radio Televizioni i Burrave” ngjalli reagimet e një vargu të gjatë të aktivistëve të të drejtave të njeriut
Në një komunikatë për shtyp, Bordi i quajti sulme ‘të grupeve të interesit’ denoncimet për diskriminim gjinor në RTK.
Hulumtimi “Radio Televizioni i Burrave”, reagon kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore
‘Radio Televizioni i Burrave’, AGK e zhgënjyer me diskriminimin gjinor në RTK
Hulumtimi ‘Radio Televizioni i Burrave’ reagon Doarsa Kica Xhelili
Hulumtimi “Radio Televizioni i Burrave”, Halimi: Diskriminimi i grave në RTK është evident