Ilustrim

Pesë gra të lënduara në aksident trafiku në Ferizaj

Pesë gra kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Zastok të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore.

Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë gra të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.