Foto: Kallxo.com

Përurohen tri dhoma në Polici për viktimat e dhunës në familje

Policia në rajonin e Gjakovës njofton se sot do të dorëzohen tri dhoma intervistuese për viktimat e dhunës në familje.

Në njoftim thuhet se Policia në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë mbajnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të tri dhomave miqësore intervistuese për viktimat e dhunës në familje.

Kjo ceremoni mbahet sot në ora 11:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës, në objektin e ri.

“Ceremonia e pranim-dorëzimit gjithashtu do të shërbejë edhe si njohje dhe falënderim i kontributit të çmueshëm të Ambasadës së Republikës së Italisë në Kosovë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë që kanë mundësuar ndërtimin e këtyre dhomave miqësore për intervistim. Dhomat ofrojnë mjedis të sigurt për viktimat e dhunës në familje dhe do të krijojnë mjedis të hapur për shmangien e ri-viktimizimit të viktimave, veçanërisht në raste ku përfshihen fëmijët”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Kallxo.com në muajin e kaluar kishte raportuar për inaugurimin e këtij objekti të ri të Policisë në Gjakovë.

Gjakova me objekt të ri të Policisë