Foto: Kallxo.com

Gjakova me objekt të ri të Policisë

Drejtues të Policisë së Kosovës dhe të komunës së Gjakovës kanë inauguaruar sot objektin e ri të Policisë në këtë qytet.

Objekti ka kushtuar rreth 1.1 milion euro ndërsa inaugurimi i tij u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj dhe nga kryetari i komunës, Ardian Gjini.

“Sot zona jonë mbulon një territor që përfshinë tre komuna. Ne kemi treguar gatishmëri për çdo bashkëpunim që ti adresojmë të gjitha çështjet në sferën e sigurisë”, tha në përurim Lumni Graishta, drejtor rajonal i Policisë.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tha se tani mbetet që rajoni i Gjakovës të kompletohet me stafin e nevojshëm për t’i kryer punët në ogrimin e sigurisë për qytetarët.

“Besoj që rajoni i Gjakovës diku në muajin maj do të kompletohet me të gjithë personelin dhe trajnimet shtesë, e mos të harrojmë që Policia e Kosovës ka vetëm një detyrë- vetëm të shërbejë- të shërbejë në luftimin e jetës, pronës pa asnjë dallim”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, uroi Policinë për këtë objekt të ri.

“Falënderoj të gjithë për këtë objekt, sepse tani kemi njerëzit tanë. Ne duhet të punojmë edhe me gjykatë e prokurori që me i mrri punt që ja kemi nisë mi kry. Ky objekt i jep një shije hyrjes së qytetit të Gjakovës”, tha kryetari Gjini.