Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas përkeqësimit të motit, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Pas përkeqësimit të motit, reshjeve të shiut të përcjella me erëra të forta, Komuna e Prishtinës porosit qytetarët për kujdese të shtuar gjatë lëvizjes në parqe e parkingje makinash afër pemëve.

Përmes një njoftimin në Facebook, Komuna thotë se qytetarët duhet të kenë kujdese nga rënia e degëve të drunjve.

“Të dashur qytetarë, për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike, ju ftojmë të bëni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqet dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve”-thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në Facebook.

Stuhi të përcjella me erëra të forta kanë goditur disa vende europiane.

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur sot Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemët.