Para të flasifikuara konfiskohen në Prishtinë dhe Pejë

Dy raste të falsifikimit të parave u raportuan gjatë së mërkurës në Policinë e Kosovës.

Njëri rast u raportua në Pejë e tjetri në Prishtinë.

Në Pejë, punonjësi i bankës ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara në bankë ka hasur në kartëmonedha që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Në Prishtinë, ankuesja nga një biznes ka raportuar se një klient ka deponuar monedha të vlerave 1 dhe 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësiti policor ka sekuestruar monedhat dhe prokurori është njoftuar rreth rastit.