Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Osmani: Angazhimi i FSK-së në Gaza, hap i rëndësishëm për paqen dhe rolin ndërkombëtar të Kosovës

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoi vendimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Sipas Osmanit, ky vendim është një hap me rëndësi shtetërore dhe pjesë e angazhimit të Kosovës për paqe, siguri dhe përgjegjësi në arenën ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj, Osmani thekson se ky zhvillim vjen në vazhdën e zotimeve të mëparshme dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke përmendur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleate strategjike.

Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja e FSK-së në këtë mision, sipas saj, kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale të forcës dhe në forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe në afrimin e vendit me synimin për integrim në NATO.

Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje institucioneve për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, që sipas saj do të shërbente si mekanizëm koordinues për këtë angazhim ndërkombëtar dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit.

“Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim, gjithmonë përkrah aleatëve tanë dhe me FSK-në tonë në shërbim të qytetarëve dhe të paqes globale”- ka shkruar Osmani. 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Për këtij vendimi votuan 89 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ky mision përfshin angazhimin e personelit të FSK-së në një komandë të unifikuar ndërkombëtare, që buron nga rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se ftesa është dërguar nga Komanda qendrore e Shteteve të Bashuara të Amerikës, nënshkruar më 08.12.2025. Kurse, vullneti politik, sipas tij, është shprehur në Bordin e Paqes.

Kuvendi i jep dritën e gjelbër dërgimit të FSK-së në Gaza