Vjosa Osmani: Spitali i Mitrovicës do ta zhvillojë sektorin e shëndetësisë më shumë se në çdo vend tjetër në rajon

Bartësja e listës garuese për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, për spitalin i cili do ndërtohet në qytetin e Mitrovisë do jetë më i madhi në Evropën Juglindore i cili do bashkojë dy Mitrovicat.

Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpërndarë në Facebook një video në të cilën, Vjosa Osmani, thotë se si presidencë kanë bërë një të arritur historike përmes partneritetit ndërkombëtar dhe përkushtimit për vite të tëra.

“Kemi siguruar një donacion dhe investim prej mbi 200 milion euro nëpërmjet të cilit do të ndërtohet spitali më i madh në Evropën Juglindore dhe më i avancuar që edhe do të bashkojë të dy Mitrovicat dhe njëkohësisht do ta zhvillojë këtë sektor më shumë se në çdo vend tjetër në rajonin tonë” – tha ajo.

Vjosa Osmani ndërtimin e këtij spitali e cilëson si investimin më të madhë në historinë e qytetit e saj të prejardhjes.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 07.06.2026, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedh Presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Fushata ka filluar më 28.05.2026 ndërsa pritet të zgjas deri në hapjen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve më 07.06.2026.

Lista e votuesve përbëhet nga 2 milionë e 92 mijë e 174 votues derisa në këtë listë janë 15 mijë e 884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur më 28.12.2025.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 qendra të votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime.

Procesi zgjedhor jashtë vendit përveç votimit me postë do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime.

Sllogani i zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është “Kosova Voton”.