Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një grua raporton në polici se është dhunuar seksualisht në shtator të 2022

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se para afër katër muajve është dhunuar seksualisht në një motel nga një i dyshuar.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar dje përderisa dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga data 12 deri më 19 shtator 2022, rreth orës 15:45.

“Viktima, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari” – ka thënë Policia.

Policia ka njoftuar se ende nuk ka të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.