Foto: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtis

Ngritja e çmimeve, mbyllen depotë e dy supermarketeve në Kosovë

Dy depo të supermarketëve në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë janë mbyllur përkohësisht.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

“Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës sonte është parë në deponë e njërit prej rrjeteve të supermarketeve në afërsi të Lipjanit.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

 

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit pak minuta më parë ka njoftuar në bashkëpunim me Policinë do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj të gjithë personave që kanë vënë çmime të padrejta të shitjes së artikujve ushqimorë.

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.

Disa nga produktet që kanë rritje të çmimeve është vaji, sheqeri dhe mielli.

Vendosja e çmimeve të njëjta, për të njëjtin produkt të brendeve të ndryshme, paraqet marrëveshje dhe është e ndaluar me ligj.

VIDEO – Ngritja e çmimeve, Policia në deponë kryesore të një rrjeti supermarketesh