VIDEO - Ngritja e çmimeve, Policia në deponë kryesore të një rrjeti supermarketesh

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës është parë në deponë e njërit prej rrjeteve të supermarketeve në afërsi të Lipjanit.

Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit pak minuta më parë ka njoftuar në bashkëpunim me Policinë do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj të gjithë personave që kanë vënë çmime të padrejta të shitjes së artikujve ushqimorë.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës është edhe Inspektoriati i Ministrisë së Tregtisë.

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.

Disa nga produktet që kanë rritje të çmimeve është vaji, sheqeri dhe mielli.

Vendosja e çmimeve të njëjta, për të njëjtin produkt të brendeve të ndryshme, paraqet marrëveshje dhe është e ndaluar me ligj.

Ndërsa sot në Kosovë çmimi i vajit ka shkuar në 3.49 euro.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar masa për marketet që, sipas tij, po rrisin artificialisht çmimin e vajit dhe të produkteve në përgjithësi.

Pasi vizitoi një fabrikë të vajit në Gjilan, Kurti tha se inspektorët janë duke i dokumentuar shkeljet që po ndodhin me çmime.

Paralajmërimi i rrejshëm i rritjes së çmimeve nga bizneset dënohet me burg