Pamja aktuale e palestrës- Foto: KALLXO.com
Mitrovicë e Veriut, Policia nuk i lejoi disa persona t’i zëvendësonin ulëset në palestrën e sporteve
Tentimin e disa personave në Mitrovicë të Veriut për largimin e ulëseve me ngjyrat që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe vendosjen e atyre me ngjyrat e flamurit të Serbisë në palestrën e sporteve e ndaloi Policia e Kosovës pasditën e së martës, më 16.12.2025.
Tani ulëset që u tentua të vendoseshin u larguan edhe pamja u kthye si më parë – me ulëset me ngjyrë gjelbër e bardh.
KALLXO.com po qëndronte jashtë objektit pasi që nuk u lejua nga forcat e rendit të merrte pamje nga brenda.
Gjithsesi, në pamjet që siguroi KALLXO.com shiheshin karriget e kaltra që u tentuan të vendoseshin e brenda po qëndronte zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq.
Në një përgjigje për KALLXO.com, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, tha se Policia ka pranuar informacion se po zhvillohen punime në sallën e sporteve.
“Ne kemi shkuar aty për t’u njoftuar me situatën dhe çdo gjë është sqaruar dhe nuk ka ndonjë problem për ta theksuar”- tha Elshani.
KALLXO.com u sjell pamje nga palestra sportive në Mitrovicë të Veriut.




Igor Simiq, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.comKujtojmë se në tetor të këtij viti, ulëset me ngjyrat e flamurit të Serbisë në palestrën sportive në Mitrovicë të Veriut, janë zëvendësuar me ngjyrat që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës.
Nga bardh, kaltër e kuq, ulëset u bënë gjelbër e bardh.
Për këtë ndryshim kishte njofuar Erden Atiq, tashmë ish-kryetar i kësaj Komune, i cili kishte thënë se ky investim nuk është vetëm ndryshim estetik, por sipas tij, është dëshmi e vizionit për një Mitrovicë Veriore më dinamike, më të bukur dhe me më shumë hapësira që bashkojnë njerëzit përmes sportit dhe kulturës.
