Florinda ka përfunduar studimet për „Media dhe Komunikim“ në Universitetin për Biznes dhe Teknologji.
Dëshirën e fëmijërisë për t’u bërë gazetare ka përmbushur me punën e saj në KALLXO.com.
Në korrik të vitit 2023 ka filluar si praktikante dhe brenda disa muajve është ngritur në pozitën e gazetares juniore.
Është e fokusuar në fushën e qeverisjeve lokale në Komunat e Veriut dhe atë të Jugut, monitorimin e seancave gjyqësore gjithashtu duke mos lënë anash edhe raportimet në sektorë të tjerë që lidhen po me Rajonin e Mitrovicës.
Florinda ka marrë pjesë në trajnime për fushën e gazetarisë, ndër to KALLXO Rinia dhe Shkolla për Gazetarinë Hulumtuese-Cohu.
Shquhet si person pozitiv dhe insistuese në marrjen e përgjigjeve.