Kurti: Serbia po hakmerret pas suksesit të Kosovës në Këshillin e Europës

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Sipas Kurtit, Serbia është hakmerru kësisoj një ditë pasi, Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës.

Shefi i ekzekutivit Kosovar thotë se mbi 300 persona janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi.

“Një ditë më pas @PACE_News votoi në favor të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës, Serbia hakmerret kundër qytetarëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë—përfshirë. fëmijët—janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!” – ka shkruar kryeministri Kurti në “X” më 17.04.2024

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

Sipas tyre, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe.

Sipas von Cramon, Serbia duhet të ndalojë “së turpëruari veten” dhe duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes së të gjithëve.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaportë dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovci. Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve pa diskriminim në bazë të kombësisë” – thuhet në reagimin e Von Cramon më 17.04.2024