Viola von Cramon
Von Cramon: Serbia të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe të ndalojë së turpruari veten
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe.
Sipas von Cramon, Serbia duhet të ndalojë “së turpëruari veten” dhe duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes së të gjithëve.
“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaportë dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovci. Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve pa diskriminim në bazë të kombësisë” – thuhet në reagimin e von Cramon më 17.04.2024
Serbia should stop embarrassing itself and immediately let Kosovo 🇽🇰 ID/passport holders pass the Batrovci 🇷🇸 – 🇭🇷 border!
Freedom of movement of all must be ensured, with no discrimination based on nationality. https://t.co/Fd4CJei7Xn
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 17, 2024
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.
Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë si dhe te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
Sipas MPJD-së, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.
Ministria thotë se ka njoftuar shtetet e QUINT-it dhe institucionet tjera ndërkombëtare.
“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje. Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë. Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën” – thuhet në njoftimin e MPJD-së.