KUR 'Prishtina' paralajmëron çrregullim të furnizimit me ujë nga Badovci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, e shtunë 11 nëntor 2023, do të bëjë shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU “Badovc”, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Si rezultat i kësaj, KUR “Prishtina” bën të ditur se do ketë çrregullime në sistemin e furnizimit zonat e njëjta të prekura nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badovcit.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë KRU” Prishtina” do të bëjë shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit. Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badovcit”- thuhet në njoftimin e ujësjellësit “Prishtina”.

KUR “Prishtina njofton se autobotet janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi.

Më 19 tetor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi qytetarët të mos e përdorin ujin e liqenit të Badovcit, pije dhe përgatitjen e ushqimit këtë ujë për shkak të nivelit të lartë të të manganit.